“Të lihen Muçi me Brojën në tribunë…”, Hafizi i kthehet me kritika Rejës: Krenaria e tij është të luajë në mbrojtje

Edoardo Reja ka marrë një vendim të befasishëm për të lënë në tribune tre lojtarët e rinj, Brojën, Muçin dhe Mitajn. Kjo zgjedhje e trajnerit nuk është pritur aspak mirë nga Astrit Hafizi. Ish-trajneri i Kombëtares kuqezi ka kritikuar lënien në tribunë të Brojës dhe Muçit në studion e “Supersport” dhe thekson se kranaria e vetme e teknikut italian është të luajë mirë në mbrojtje.

“Po grumbullohen dy lojtarë shumë të mirë për mendimin tim dhe për perspektiv për të ardhmen e ekipit Kombëtar si Broja dhe Muçi dhe të lihen atje në tribunë… Këtu tregohet qartë që idetë e trajnerit janë, ju e dëgjuat pak në intervistë kush ishte ajo krenaria e trajnerit, të luajmë mirë në mbrojtje. Jemi një skuadër që luajnë mirë në mbrojtje, që do të thotë t’i prishim punë kundërshtarit”, ka thënë Astrit Hafizi./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online