“Jam djali i shtëpisë”! U largua Di Biagio, Dinamo gjen trajnerin e ri dhe nuk humb kohë

Dinamo ka prezantuar trajnerin e ri pas largimit të Di Biagio. Kryeqytetasit kanë rikthyer një emër si Dritan Mehmeti, ku kërkojnë që së bashku me të, të vijë edhe ecuria pozitive e rezultateve.

“FC Dinamo City ka bërë sot paradite prezantimin e trajnerit Dritan Mehmeti dhe stafit të ri teknik, ku bëjnë pjesë Fatjon Tafaj si ndihmës trajner, Ilir Bozhiqi si përgatitës portierësh dhe Korrado Sakone si përgatitës atletik.

“E kisha të thjeshtë vendimin, sepse jam djalë i shtëpisë te Dinamo. Kemi marrë përgjegjësinë për ta ndryshuar situatën, mentalitetin e skuadrës. Të gjithë bashkë do të bëjmë gjithçka për të mirën e Dinamos. Falënderoj presidentin Adrian Bardhi dhe klubin për besimin që më kanë dhënë. Presidenti jep gjithçka për ekipin, ai dhe tifozët janë pjesa më e pafajshme në këtë situatë. Koha besoj do të na japë të drejtë. Tani është koha të punojmë”, – theksoi trajneri Mehmeti mes të tjerash. Presidenti Bardhi dhe klubi i urojnë punë të mbarë dhe suksese stafit të ri”, thuhet në reagim. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online