Shqipëria e ka publikuar listën e lojtarëve të grumbulluar për ndeshjet e Ligës së Kombeve. Një situatë jo e mirë te Kombëtarja për shkakun e dëmtimeve si Marash Kumbulla, Berat Gjimshiti dhe Rei Manaj. Nga krahu tjetër, jo të gjithë lojtarët po gjejnë hapësira në ekipet e tyre. “Sport Ekspres” ka përgatitur një listë ku krahë secilit futbollist gjenden edhe minutat e tyre për këtë sezon të ri, sa i përket vetëm ndeshjeve të kampionatit. Më keq se të gjithë është Elseid Hysaj me vetëm 45 minuta te Lacio, duke përjashtuar këtu portierët Thomas Strakosha dhe Etrit Berisha.
Thomas Strakosha 0 minuta
Etrit Berisha 0 minuta
Elhan Kastrati 450 minuta, 5 ndeshje
Elseid Hysaj 45 minuta, 4 ndeshje
Arlind Ajeti 270 minuta, 3 ndeshje
Adrian Bajrami 496 minuta, 6 ndeshje
Ardian Ismajli 540 minuta, 6 ndeshje
Albi Doka 265 minuta, 4 ndeshje
Ermir Lenjani 516 minuta, 6 ndeshje
Enea Mihaj 360 minuta, 4 ndeshje
Frederik Veseli 270 minuta, 3 ndeshje
Ivan Balliu 450 minuta, 5 ndeshje
Keidi Bare 49 minuta, 3 ndeshje
Kristjan Asllani 23 minuta, 2 ndeshje
Klaus Gjasula 592 minuta, 7 ndeshje
Amir Abrashi 354 minuta, 5 ndeshje
Ylber Ramadani 540 minuta, 6 ndeshje
Nedim Bajrami 294 minuta, 6 ndeshje
Qazim Laci 205 minuta, 7 ndeshje
Endri Cekici 300 minuta, 5 ndeshje
Myrto Uzuni 412 minuta, 5 ndeshje, 4 gola
Taulant Seferi 289 minuta, 4 ndeshje, 0 gola
Armando Broja 69 minuta, 4 ndeshje, 0 gola
Sokol Cikalleshi 270 minuta, 3 ndeshje, 0 gola