Cili është ekipi i Europës që ka më shumë tifozë në botë? Një statistikë është publikuar në Itali për të krijuar një ide më të qartë. Manchester United kryeson renditjen e 10 ekipeve më të pëlqyera me 650 milionë mbështetës. Në vendin e dytë vjen Barcelona me 450 milionë mbështetës, ndërsa Reali mban vendin e tretë.
Një dominim i ekipeve angleze, ndërsa Milani renditet në vendin e 8 me 95 milionë tifozë, duke lënë mbrapa Interin e vendit të 9 me 55 milionë tifozë. Renditjen e 10 ekipeve më të pëlqyera e mbyll Bayern Munchen, ndërsa Juventusi nuk figuron në këtë listë. /Sport Ekspres/
View this post on Instagram