Miqësoret kundër Turqisë, trajneri Bulku: Ta nisim me rezultate pozitive vitin, ftojmë tifozët të na mbështesin në ‘Air Albania’

Kombëtarja shqiptare U-17 do të zhvillojë ditën e nesërme ndeshjen e parë miqësore kundër bashkëmoshatarëve të Turqisë në stadiumin ‘Air Albania’. Kuqezinjtë e drejtuar nga trajneri Ervin Bulku kanë nisur stërvitjet që prej ditës së hënë në Durrës, në kuadër të përgatitjeve për këto dy takime miqësore.

Në një prononcim për fshf.org, tekniku kuqezi foli për gjendjen e lojtarëve në këtë grumbullim të parë, ndërsa tregon se pjesë e ekipit janë edhe disa lojtarë të rinj të zbuluar në seleksionimet e dhjetorit në Itali e Gjermani. Gjithashtu, trajneri Bulku nënvizon se këto miqësore janë shumë të rëndësishme për t’u përgatitur sa më mirë për ndeshjet e Elite Round në muajin mars.

“Ky është grumbullimi i parë për vitin 2023, datëlindja 2006, me të cilët ne jemi kualifikuar në Elite Round. Kishim dy muaj pa u grumbulluar, pasi në fund të tetorit ne mbyllëm kualifikueset e raundit të dytë. Skuadra është pak a shumë e njëjtë, me disa lojtarë të rinj nga seleksionimet që kemi bërë jashtë, në Gjermani e Itali. Kemi afruar 2-3 elementë cilësorë që mund t’i shërbejnë skuadrës. Shpresojmë, se duke qenë se këto janë edhe dy miqësoret e para, janë shumë të rëndësishme për të përgatitur skuadrën dhe për të parë se ku duhet të përmirësohemi, te problemet që ka shfaqur skuadra në eliminatore dhe ku duhet të bëjmë më mirë e të çojmë përpara gjërat e mira që ka skuadra, në mënyrë që të jemi sa më kompetitivë në ndeshjet e muajit mars”- thotë trajneri Bulku, i cili flet edhe për skuadrën kundërshtare në këto dy miqësore.

“E kemi parë kundërshtarin, kemi rreth 1 muaj që e studiojmë. Kemi parë videot e ndeshjeve Turqisë në kompeticionin europian dhe miqësoren me Gjermaninë. Është një skuadër shumë e mirë, merr pjesë gjithmonë në Elite Round, ka lojtarë shumë cilësorë, të cilët luajnë në kampionatin turk e gjerman. Por edhe ne kemi lojtarë shumë të mirë dhe mendoj që do të bëjmë një ndeshje shumë të mirë dhe shpresoj që të vazhdojmë me rezultatet pozitive pasi kemi dy vite që nuk mundemi. Ta nisim vitin mbarë dhe të përgatitemi sa më mirë për Elite Round sepse është një kompeticion shumë i rëndësishëm për ne”- nënvizon trajneri shqiptar.

Ndër të tjera, tekniku kuqezi flet edhe për miqësoren e parë që kuqezinjtë nën 17 vjeçarë do të zhvillojnë në stadiumin ‘Air Albania’ në Tiranë, duke ftuar të gjithë tifozët për të mbështetur Kombëtaren U-17. “Në radhë të parë, dua të falënderoj Federatën Shqiptare të Futbollit, që na ka mundësuar këto kushte shumë të mira, si rrallë më parë e të luajmë në stadiumin e ri e modern ku zhvillon ndeshjet edhe Kombëtarja A. Ne jemi në dispozicion të futbollistëve të rinj, në mënyrë që ata të ndihen sa më mirë dhe të kemi sa më shumë rezultate të mira. Shpresoj që kuqezinjtë të ambientonen me stadiumin dhe njerëzit e pranishëm. Janë të ftuar të gjithë, pasi futbolli luhet për tifozët dhe uroj të jetë një atmosferë sa më e mirë dhe ne të mundohemi të marrim një rezultat pozitiv që do t’i shërbejë skuadrës pasi siç e thashë ne kemi si qëllim të shkojmë në Europian”- tha trajneri Bulku për fshf.org

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online