Ndonjëherë mënyrën se si luan por dhe fjalët i merr era. Shumë shpesh, statistikat janë ato që vlejnë. Duhet të ketë një arsye përse në këtë moment Kamza nuk është më një surprizë, por realitet, ndërkohë që Teuta nuk i ka justifikuar pritshmëritë e verës.
Gjithçka lidhet me merkaton në sulm. Paratë janë shpenzuar njësoj, por çka ka ndodhur i ka dhënë të drejtë Kamzës. Plaku dhe Racic kundër Osemenes dhe Amadusë. Rezultati është 10-2. Plaku ka shënuar 5 gola dhe Raçiç po aq, ndërsa Osemene nuk ka shënuar asnjë gol e Amadu 2 gola. Dhe të mendosh që Teuta në verë pretendonte që do sillte në futbollin shqiptar dy super sulmues nga Afrika. Super sulmuesit i solli Kamza. Plakun e njohin të gjithë, Raçiç me një të shkuar shumë interesante te Partizanit. Ndeshjet ndoshta ndonjëherë fitohen dhe me mbrojtje të mirë, por objektivat arrihen me sulmues që e dërgojnë topin në rrjetë.