Ja pse barazimi i Islandës me Israelin i shkoi përshtat Shqipërisë, ka dy variante sesi mund të marrim vendin e parë

Islanda dhe Israeli kanë luajtur së bashku ndeshjen e fundit të grupit të tyre në mbrëmjen e sotme. Një tjetër përballje mes tyre e mbyllur në shifrat 2-2, po aq sa edhe e para. Tashmë Israeli dhe Islanda kanë vetëm një takim përfundimtar në Ligën e Kombeve, atë kundër Shqipërisë. Nëse Israeli do të kishte fituar në mbrëmjen e sotme, atëherë gjërat do të komplikoheshin për kuqezinjtë tanë që nuk do t’u mjaftonin thjesht gjashtë pikët në dy ndeshjet e fundit për të marrë vendin e parë, por duhej me patjetër edhe që të fitonin ndaj Israelit me dy gola diferencë.

Por siç shihet, Kombëtarja e ka shumë problem gjetjen e golit dhe misioni do të ishte i vështirë. Me llogaritë e tanishme, Shqipëria mund të dalë në vendin e parë nëse fiton të dyja ndeshjet, pa e vrarë mendjen për llogaritë matematikore. Gjithashtu ekziston një tjetër rrugë ku nëse kuqezinjtë arrijnë që të fitojnë me dy gola ose më shumë diferencë ndaj Israelit, atëherë i lejohet edhe barazimi ndaj Islandës në shtëpi për të marrë vendin e parë. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *