“Ja ku e ke babushin”/ E zbulon gazetari pranë Chelsea-t, si Tucheli talli Lukakun për Conten

Aventura e dytë e Lukakut te Chelsea rezultoi përsëri një dështim. Sulmuesi belg u detyrua të bënte sërish një hap pas, duke u kthyer aty ku arriti kulmin në karrierë, te Interi. Gazetari i “Goal.com“ që mbulon lajmet mbi Chelsea-n, Nizaar Kinsella, zbulon për “The italian football podcast“ se marrëdhënia mes Lukakut dhe Tuchel-it nuk ka qenë shumë pozitive. Trajneri gjerman është tallur në një moment me shtatlartin e sulmit në lidhje me afërsinë që pati ky i fundit me Antonio Conten.

“Ka një tjetër incident pas skenës, që nuk është folur shumë. Dikush më tha se Lukaku ishte duke fokur me Tuchel-in teksa po shihte një ndeshje të Tottenham-it dhe Thomas Tuchel i tha: “Ja ku është babushi jot”, për Antonio Conten. Ishte thjesht një shaka, por nuk u prit mirë nga Lukaku”, ka thënë Nizaar Kinsella./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *