Zyrtare/ Dikur ishte pjesë e Skënderbeut dhe Lille-s, Prishtina e largon nga skuadra pas 6 muajsh

Klubi Prishtina ka zyrtarizuar sot ndarjen me Agim Zekën. Aventura e 23-vjeçarit në kryeqytetin e Kosovës zgjati vetëm 6 muaj. Lojtari është parë prej kohësh si një nga talentet me potencial të lartë për të bërë karrierë, por gjërat nuk kanë shkuar sipas parashikimeve. Në të shkuarën Zeka ka qenë pjesë e Skënderbeut në periudhën kur korrte sukses në Europë, ndërsa më pas ka pasur mundësinë për të veshur fanellat e klubeve në kampionate të njohura si Lille, Fortuna Sittard, Mouscron apo edhe Austria Vienna.

“Mesfushori-sulmues, Agim Zeka, në edicionin e ardhshëm nuk do të jetë pjesë e FC Prishtinës pasi që me marrëveshje është larguar nga skuadra më e madhe në Kosovë. Zeka erdhi te Prishtina në janar të këtij viti ndërkohë që me Prishtinën është paraqitur në 13 ndeshje në të gjitha garat me ç’rast e ka shënuar edhe një gol. Prishtinasi është zhvilluar si futbollist te skuadra “bardhekaltër” duke luajtur për kategoritë e reja. Zeka më pas ka luajtur edhe në Lille (Francë), Varzim, Leixoes (Portugali), Fortuna Sittard (Holandë), Mouscron (Belgjikë) dhe Austria Vienna (Austri), FC Drita, para se të transferohet te Prishtina. FC Prishtina e falënderon 23-vjeçarin për kontributin e dhënë në skuadër dhe i dëshiron shëndet e suksese në vazhdim të karrierës”, njofton klubi Prishtina përmes faqes zyrtare në “Facebook”./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online