VIDEO/ “Çfarë goli që bëre”! Ultrasit e Interit i uruan mirëseardhjen Asllanit, i kujtojnë golin ndaj zikaltërve: Nuk duhet të shënoje

Kristjan Asllani ka kaluar me sukses testet mjekësore dhe sot ka firmosur për Interin. Transferimi i tij mirëpritur nga ana e tifozëve, të cilët kanë qenë të pranishëm pranë zyrave të klubit për të parë nga afër talentin shqiptar. Mesfushori 20-vjeçar ka dalë jashtë për të përshëndetur ultrasit e “Curva Nord“, të cilët e kanë duartrokitur dhe brohoritur emrin e tij.

Por nuk kanë munguar as ngacmimet nga e kaluara. “Çfarë goli që ke bërë“, dëgjohet të thotë njëri prej tifozëve, i cili i referohet golit që Kristjan Asllani i shënoi Interit në kampionat. “Nuk duhet të na kishe shënuar“, ishte një tjetër batutë e njërit prej tifozëve të pranishëm. Megjithatë, gjithçka ka qenë në kuadrin e shakave, teksa tifozeria zikaltër ka përkrahur transferimin e lojtarit shqiptar në Milano./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online