Shqipëria do të presë Izraelin mbrëmjen e nesërme, në orën 20:45, në stadiumin “Air Albania”. Kuqezinjtë duhet të harrojnë përballjen me Islandën për të marrë maksimumin në përballjen e radhës, në mënyrë që të hedhë një hap të sigurt drejt vendit të parë në Ligën e Kombeve.
Pavarësisht barazimit për para pak ditëve, tifozët shqiptarë nuk e braktisin Kombëtaren e tyre. Përkundrazi, interesimi për sfidën e nesërme ka qenë i lartë. Në Izrael kanë nisur “t’i frikësohen” mbështetjes së tifozëve, teksa tregojnë numrin e biletave të shitura deri më tani, të cilat shkojnë në shifrën 10 mijë./Halit Delibashi-Sport Ekspres/