Izmir Smajlaj mbyll garën në Olimpiadën e Tokios, nuk kualifikohet dot për në finale

Një tjetër sportist shqiptar ka mbyllur garën në Olimpiadën e Tokios. Këtë herë është Izmir Smajlaj që nuk ka arritur për të përmbushur pritshmëritë. Atleti u rendit në vendin e 9 në Baterinë A dhe mban vendin e 17 në renditjen e përgjithshme.

Gjatë provës së parë Smajlaj kërceu në 7.81, në të dytën 7.86 dhe në tretën ka bërë faull. Kështu shkodrani nuk arrin dot që të kualifikohet për finale në kërcim për së gjati. Tashmë shpresat janë te Erkand Qerimaj në mënyrë që Shqipëria të dalë me një medalje nga Lojërat Olimpike. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *