Futbolli i Lojërave Olimpike është “komedi”! Spanja ishte “e eliminuar”, Bregu i Filidishtë i dhuron golin për t’u kualifikuar në “shtesat e çmendura”

Futbolli në Lojërat Olimpike nuk është shumë tërheqës dhe nuk ka vëmendjen e shikuesëve krahasuar me kompeticionet e tjera që zhvillohen në këtë sport. Spanja ka marrë shumë emra të njohur me dëshirën e madhe për të fituar medaljen e artë, por nga ana tjetër lojtarët nuk e përjetojnë kompeticionin. Fytyra e mërzitur e Pedrit kur po këndohej himni i tregoi të gjitha, pasi lojtari kërkonte pak ditë pushim përpara se të niste sërish stërvitjen me Barcelonën. Megjithatë Spanja ishte thuajse e eliminuar nga Bregu i Filidishtë në çerekfinalet e Lojërave Olimpike. Eric Bailly shënoi në minutën e 10, ndërsa Dani Olmo barazoi në të 30. Çmenduria e vërtetë ndodhi në shtesë kur Gradel po i jepte kualifikimin Bregut të Fildishtë pasi shënoi në të 91.

Trajneri i Spanjës vendosi që të bënte menjëherë ndërrim duke aktivizuar sulmuesin e Ëolves, Rafael Mir Vicente. Në minutën e 92 teksa lojtarët spanjoll shiheshin të pashpresë për të vazhduar me tutje dhe tentonin vetëm duke krosuar në zonë, përgjumja e madhe e Bregut të Fildisht solli golin e barazimit me Rafael Mir Vicente. Padyshim që në këtë rast është më tepër merita e Bregut të Fidisht për golin e dhuruar sesa për Spanjën. Kaq mjaftoi që fituesi të kuptohej në minutat e shtesës. Oyarazabal shënoi me penallti në të 98, ndërsa Rafael Mir Vicente shënoi edhe dy gola të tjerë për t’i dërguar shifrat në 5-2. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online