Sasuolo ka bërë një goditje të madhe në merkato, sepse pasi shiti Politanon te Interi dhe pritet të shesë edhe sulmuesin Berardi, sot ka zyrtarizuar marrëveshjen me Kevin Prins Boateng, me një të shkuar te Milani.
Ganezi ka firmosur kontratë për 3 vjet me Sasuolon, duke u kthyer në Itali pas disa vitesh nëpër Europë.
Ai u aktivizua sezonin e fundit me Eintraht Frankfurtin, duke qenë një lojtar kyç, ashtu si ishte te Las Palmasi para kalimit në Gjermani.
Megjithatë, duket se Italia mbetet në zemrën e tij, aq më shumë që është i lidhur me bukuroshen Melisa Sata, ndaj 31-vjeçari ka vendosur ta vazhdojë karrierën te Sasuolo.