Italia në majat më të larta, mediat vlerësojnë Mancinin: Nuk kemi Mbappe, Ronaldo apo Griezmann

Italia është duke kaluar një moment mjaft të mirë, teksa djemtë e drejtuar nga Mancini kanë arritur të rrëmbejnë një tjetër fitore, kësaj here kundër Finlandës në transfertë me rezultatin 1-2. Kjo fitore është e gjashta radhazi për italianët, në po aq ndeshje të zhvilluar deri më tani në fazën kualifikuese për Euro 2020, gjë të cilën ka arritur ta bëjë vetëm Spanja.

Ndërkohë, të kaltërit udhëheqin grupin J me pikë të plota si dhe me një golavarazh mjaft pozitiv me 18 gola të shënuar dhe vetëm 3 të pësuar, duke qenë kështu ekipi që nga shënuar më tepër deri në këtë fazë të kualifikueseve, por duke u renditur gjithashtu në përfaqësueset me më pak gola të pësuar.

Ajo që bie në sy është edhe mosha e përfaqësueses italiane, pasi pjesa më e madhe e lojtarëve të grumbulluar janë në moshë të re, duke e bërë Italinë një Kombëtare premtuese në të ardhmen. Mediat italiane theksojnë se forca e Kombëtares Italiane është grupi dhe se nuk kanë në përbërje lojtarë të nivelit të Mbappe, Ronaldo apo Griezmann./Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online