Roma ka mbërritur në Tiranë për të zhvilluar një ndeshje miqësore me Partizanin. Marash Kumbulla, në një intervistë për mediat italiane ka folur edhe sa i përket zgjedhjes së Kombëtares. Mbrojtësi vazhdon të jete i dëmtuar dhe mund të kthehet në variantin më të mirë para Krishtlindjeve.
“Që kur isha 15 vjeç, Shqipëria më ka kërkuar gjithmonë. Fillova me ekipin e tyre të të rinjve, nuk kam pasur kurrë kontakt me Italinë derisa bëra debutimin tim në Serie A.
Kur ata dolën përpara (FIGC, ed) ishte tepër vonë. Ndër të tjera, ndihem shqiptar . Në Tiranë trofeu i parë i karrierës sime dhe fitimi i tij në vendin tim ishte edhe më i bukur”, tha Kumbulla. /Sport Ekspres/