Në kampionatin e emrave si Dibala, Ikardi, Imobile, Beloti e Mertens, ka hapësirë edhe për Pietro Pelegrin, fenomenin e ri të Italisë, që është vetëm 16 vjeç, por luan në Serinë A. Është lojtari më i ri që ka luajtur ndonjëherë në Serinë A dhe mbrëmë kundër Lacios shënoi 2 gola: askush në histori nuk ia kishte dalë mbanë kaq i ri!
. #Pellegri pic.twitter.com/GzUwZYtrvj
— the_and (@Igr0k) September 18, 2017
. #Pellegri.pic.twitter.com/dCOYe3vzFR
— the_and (@Igr0k) September 18, 2017
“Jam i qetë dhe nuk flas, nuk pres të luaj më shumë. Me dy gola në Marassi, poshtë tribunës veriore, realizova një ëndërr. Një gol ua kushtoj tifozëve, sepse jam xhenoan edhe unë. Një gol e kam për babain tim”, thotë Pelegri për Gazzetta dello Sport. Është një djalosh krejt ndryshe nga moshatarët e tij: “Nuk shkoj dot as në shkollë, kam mësues privat dhe studioj pasdite, sepse stërvitjet dhe lëvizjet me skuadrën nuk më lejojnë”, thotë me çiltërsi Pelegri, i cili ka thyer rekordin e legjendarit Piola me dy golat e djeshëm dhe ndoshta një nga arsyet që nuk shkon dot në shkollë përditë është edhe fama e tij e pabesueshme.
Debutoi në Serinë A më 22 dhjetor 2016, në Torino-Xhenoa, vetëm 15 vjeç e 280 ditë, ashtu si romanisti Amedeo Amadei në vitin 1937. Pelegri ka luajtur gjithnjë në grupmoshat më të rritura se ai dhe ka shënuar kudo. Ndeshjen e parë si titullar te Xhenoa e shënoi në Olimpico të Romës, ditën e tërheqjes së Françesko Totit. Tre minuta dhe gol, shenjë se nuk bëhet fjalë për një lojtar dosido. Dje dy gola, i dyti me sparkatë, duke bërë që babai i tij Marko Pelegri (team manager te Xhenoa) të shpërthente në lot.
#domenicapremium
Le lacrime di Marco #Pellegri dopo la doppietta del figlio Pietro. #GenoaLazio pic.twitter.com/C3ZJLxMWhn— PremiumSportHD (@PremiumSportHD) September 17, 2017
Në verë Pelegrin e kërkoi Interi, që e nuhati talentin e djaloshit që është rritur duke adhuruar Zllatan Ibrahimoviçin, por bisedimet nuk përfunduan me sukses dhe presidenti i Xhenoas Preciozi nuk e lëshon, i vetëdijshëm se për një apo dy vite Pelegri do të vlejë miliona, shumë prej tyre. Trajneri Juriç pas ndeshjes e lavdëroi, por edhe theksoi që Pelegri është ende duke mësuar të sillet si sulmues goli. Nëse shënon kështu që tani, imagjinoni kur të mësojë të luajë në zonë, me fytyrë nga porta, gjithnjë titullar!