Italia përballet sot me Austrinë, në një ndeshje ku gabimet përkthehen në një lamtumirë nga Kampionati Europian. I ftuar në emisionin “Sport Magazine” në “Ora Neës” ishte një nga emrat e njohur të futbollit shqiptar, Edmond Dosti. Ish-sulmuesi i Partizanit prej vitesh jeton në Austri dhe e njeh mirë futbollin e këtyre të fundit, prandaj ndan me shikuesit disa sekrete të austriakëve.
“Jo më kot Mançini ka thënë në konferencë që nuk do jetë një ndeshje shumë e lehtë me Austrinë. Shumë lojtarë luajnë në ekipet europiane, sidomos në Angli dhe Gjermani. Ekipi austriak ka një përgatitje fizike shumë të mirë, por edhe taktikisht nuk janë keq. Për këtë arsye Mançini ka thënë që kush do të gabojë i pari do e ketë të vështirë për ta kthyer ndeshjen. Të njëjtën gjë kanë thënë edhe trajneri Foda e kapiteni Alaba. E dinë kë kanë përballë, e dinë që janë favoritë, por kanë thënë që për ne turneu akoma nuk kanë mbaruar, do të bëjmë gjithçka për tu kualifikuar.
Do të luajnë me të njëjtën skuadër si kundër Ukrainës, por në varësi se si do të luajë Italia, çfarë sistemi do të ketë Italia. Alaba ka mundësi të aktivizohet në të njëjtin pozicion si me Ukrainën, jo në qendër. Jo më kot është edhe kapiteni i skaudrës, është truri i tyre. Jo më kot ka luajtur me Bajernin dhe tani e ka marrë Reali i Madridit. Për mua rreziku për Italinë do të jenë Baumgartner ose Alaba. Për Arnautoviç nuk janë të kënaqur këtu, për shumë arsye, dhe nga përgatitja fizike. “, ka thënë Edmond Dosti./Halit Delibashi-Sport Ekspres/
Shqiptare talebane