Pak minuta më parë federata italiane ka publikuar çmimet e biletave të takimit miqësor mes 21-vjeçarëve të Shqipërisë dhe homologëve të tyre të Italisë. Ky takim është parashikuar për t’u zhvilluar në stadiumin Sardenjas më 11 shtator në orën 18:30.
Do të jenë bileta me çmime normale, pasi bileta më e shtrenjtë do të kushtojë 14 euro, në tribunën ballore, apo e quajtur ndryshe në tribunën VIP. Në sektorët e tjerë një biletë do të kushtojë vetëm 5 euro.
Pritet një mbështetje e madhe për Shpresat e Shqipërisë, pasi siç dihet në Itali ka një numër mjaft të lartë shqiptarësh. Biletat tifozët mund të nisin t’i marrin që nga data 9 gusht.