Kristaj Abazaj është bashkuar me kuqezinjtë në grumbullimin për ndeshjen miqësore kundër Katarit. Futbollisti shqiptar ka folur në një intervistë me emisionin “Ora Sport” më “Ora TV”, ku ka treguar ndjesitë e para pas bashkimit me lojtarët e Kombëtares. Abazaj gjithashtu ka treguar me sinqeritet diferencat që ka mes kampionatit shqiptar dhe kampionateve të huaja. Në kujtesë sjell rastin e tij personal kur kaloi nga Luftëtari te Anderlehti. Një transferim të cilin tashmë e konsideron si të nxituar.
“Mu duk si ajo dita e parë kur shkojnë fëmijët në shkollë. Çunat i njoh, kam luajtur me ta. Disa i kam pasur kundërshtar, disa në ekip. E shoh si test miqësor hsumë pozitiv. Është një nga ato ndeshje ku secili duhet të tregojë vlerat e tij. Një ndeshje e mirë me një ekip si Katari pse jo, mund të hapë rrugën për një ftesë tjetër me ekipin kombëtar. A do të jem në formacion? Nuk e di. Unë sot u bashkova me grupin, pasi dje kisha ndeshje me ekipin tim.
Trajneri ka të drejtë. Të jem realist kur kam bërë transferimin e parë, kam shkuar nga një ekip modest, si Luftëtari, te një ekip top europian si Anderlehti. Por duket të jem realist, ishte si të shkoja nga Verona në Real Madrid. Do i thoja lojtarëve shqiptarë që kur vjen një ofertë të mendojnë pak më gjatë, jo kaq shkurt siç e mendova unë. Unë u tërhoqa nga dëshira e madhe. Kur kam folur shpesh herë me shokët e mi që ndodhen në periudhë të mirë, më mirë pak e saktë, se sa të shkosh në një ekip që nuk je i përgatitur. Te Anderlekti unë jam bashkuar në fazën përgatitore. Stërviteshim tre herë në ditë, dy herë në mëngjes. Për herë të parë në jetën time kam mësuar se çdo të thotë ush.tria (qesh). Istanbulspori? Ata edhe vetë e quajnë arnavutspori. Kemi një harmoni pozitive dhe rrimë gjatë gjithë kohës bashkë.“, ka deklaruar Kristal Abazaj./Halit Delibashi-Sport Ekspres/