“Israeli ka lojtarë më të mirë se Shqipëria”! Gjergj Stefa mendon ndryshe: Sulmuesi i tyre luan në Hoffeneim që është më lartë se Southampton, nuk kemi ekip ëndrrash

Gjergj Stefa mendon ndryshe sa i përket diferencave mes Shqipërisë dhe Israelit. Nëse të gjithë e shohin si detyrim fitoren e kuqezinjëve karshi këtij kundërshtari pasi kemi lojtarë shumë më të mirë në përbërje, Stefa u shpreh në “Supersport”:

“Israeli ka lojtarë më të mirë se Shqipëria. Ne nuk e kemi një Dabbour, sulmuesi i tyre luan në Hoffenheim. Broja? Dyshoj se Southampton është më mirë se Hofeneim. Sigurisht që ne kemi një brez të talentuar të lojtarëve, por nuk po marrin vazhdueshmërinë te Shqipëria.

Pra Bajrami ulet në stol dhe vjen në fushë, Asllani ka vetëm 45 minuta te Kombëtarja, Kumbulla është ulur në stol sot. Ky ekip i ëndrrave që ne po themi, fatkeqësisht nuk e kemi ende. Lojtarët tanë luajnë ende me ekipe të dorës së dytë. Një lojtar është më i mirë se i Makabi Tel Aviv”, tha Stefa. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online