“ISRAEL, VENDI VRAS.ËS!” Skena të pabesueshme në stadium: Tifozët në Spanjë tregojnë mbështetje për Palestinën

Të shtunën, tifozët e Real Sociedadit  shfaqën flamuj palestinezë dhe brohoritën “Liri Palestinës” gjatë ndeshjes së kampionatit spanjoll të futbollit kundër Mallorca, duke shprehur mbështetjen e tyre për njerëzit që po bombardohen nga ushtria izraelite në Rripin e Gazës të rrethuar.

Gjatë këndimit të himnit të klubit, baskët shpalosën shallet e tyre blu dhe të bardhë, mes tyre ishin edhe flamujt e Palestinës. Kulmi në San Sebastián erdhi në minutën e 12-të kur rreth njëzet flamuj u shfaqën në pjesën jugore të tribunës.

Tifozët filluan të brohorisnin “Liri Palestinës”, dhe shumë shpejt u bashkua edhe publiku në tribunat e tjera. /Elio Hajdari-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online