Argjentina në frikë, mund t’u hiqet titulli i kampionit të botës së Katarit për shkakun e një shurupi?

Në mesin e kësaj jave mbërriti informacioni se futbollisti argjentinas Papu Gomez e mbylli karrierën në mënyrë të papritur pasi doli pozitiv për doping në nëntor të vitit të kaluar, para fillimit të Kupës së Botës në Katar.

Gomez pretendon se problemi lindi pas marrjes së shurupit për të trajtuar dhimbjen e fytit dhe se ai ka prova që djali i tij e përdori më herët, por kjo nuk e shpëtoi atë nga një pezullim dy vjeçar.

Kjo situatë i shqetësoi njerëzit e Argjentinës sepse gjithçka ndodhi para finales së Kupës së Botës në Katar në fund të vitit të kaluar.

Sipas rregullores së FIFA-s, nëse dy ose më shumë lojtarë rezultojnë pozitivë për doping, fitorja do të zhvlerësohet.

Tani në Argjentinë janë në frikë dhe pyesin nëse ndonjë futbollist tjetër e ka marrë shurupin e përmendur përveç Gomez-it, dmth nëse ka marrë disa substanca të tjera ilegale?

Papu Gomez nuk luajti në asnjë miqësore pas Katarit 2022 ose në katër ndeshjet kualifikuese të Amerikës së Jugut për Kupën e Botës 2026. /Elio Hajdari-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online