Të shtunën, tifozët e Real Sociedadit shfaqën flamuj palestinezë dhe brohoritën “Liri Palestinës” gjatë ndeshjes së kampionatit spanjoll të futbollit kundër Mallorca, duke shprehur mbështetjen e tyre për njerëzit që po bombardohen nga ushtria izraelite në Rripin e Gazës të rrethuar.
Gjatë këndimit të himnit të klubit, baskët shpalosën shallet e tyre blu dhe të bardhë, mes tyre ishin edhe flamujt e Palestinës. Kulmi në San Sebastián erdhi në minutën e 12-të kur rreth njëzet flamuj u shfaqën në pjesën jugore të tribunës.
Tifozët filluan të brohorisnin “Liri Palestinës”, dhe shumë shpejt u bashkua edhe publiku në tribunat e tjera. /Elio Hajdari-Sport Ekspres/