Ismajli: Nuk jam penduar që lash Kosovën, këtu përfaqësoj të gjithë shqiptarët

Ardian Ismajli luajti ndeshjen e parë si kuqezi, por për fatin e tij të keq skuadra pësoi një humbje turpëruese. Pas ndeshjes mbrojtësi foli për “Supersport” duke theksuar se ai sheh para dhe nuk është penuar që la Kosovën për kuqezinjtë.

Si u ndjeve në këtë ndeshje?

Unë falënderoj presidentin Duka dhe trajnerin Panuçi për të përfaqësuar shqiptarët kudo që janë. Jam i lumtur për debutimin, por jo për rezultatin. U futa kur ishim me 10 lojtarë dhe më pas pësuam sërish, dhe shpresat tona u minimizuan. U bë e vështirë me 10 lojtarë. Kishim hapësira në mesfushë.

Pendohesh që le Kosovën?

Nuk pendohem dhe nuk jam penduar për vendimet e mia. Kam dashur gjithnjë që të luaj për Shqipërinë. I uroj sukses dhe uroj të kualifikohen. Jam pjesë e Shqipërisë dhe duhet të korrigjojmë gabime e të shohim para. Duhet të lëmë pas krahëve atë që ka ndodhur.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *