Ardian Ismajli ka rigjetur vetveten. Fillimi i sezonit për të nuk ishte i lehtë, pasi stafi teknik nuk e kishte në plane. Gjithsesi me ndryshimin e trajnerit erdhën edhe minutat e lojërat e mira për mbrojtësin e Hajduk Split.
Në ndeshjen e fundit me Lokomotivën e Zagrebit ai edhe shënoi golin e parë në fitoren 2-1 që skuadra e tij regjistroi. Ismajli është përzgjedhur në formacionin më të mirë të javës dhe vlerësimi i tij bëhet në bazë të statistikave dhe të asaj që ai ka bërë në fushë.
“Përveçse shënoi një gol, ai pati edhe përqindjen më të lartë të pasimeve të sakta, 85 nga 90 në total. Ai fitoi 9 nga 11 duele, realizoi një driblim, 4 ndërhyrje të suksesshme në 5 ndërhyrje për rikuperimin e topit, 10 krose. Hera e tretë që përfshihet në formacionin më të mirë të javës”, shkruan Telesport.hr.