Ismajli hyn nga stoli dhe del nga fusha i dëmtuar pas 20 minutash, Shqipëria rrezikon të humbasë një tjetër mbrojtës pas Gjimshitit

Lajme të këqija vijnë nga Italia. Pas Berat Gjimshitit, Shqipëria rrezikon të humbasë një tjetër shtyllë të mbrojtjes për përballjen kundër Polonisë. Ardian Ismajli ka pësuar një dëmtim në ndeshjen e sotme kundër Atalantës, të cilën e ka përfunduar përpara kohe.

Mbrojtësi i Empolit hyri në fushë si zëvendësues në minutën e 59, por vetëm 20 minuta më vonë u detyrua të largohen nga loja. Ismajli ndjeu një tërheqje në aduktorin e tij, çka ia bëri të pamundur vazhdimin e lojës. Mbetet për t’u parë se cila do të jetë përgjigja e testeve mjekësore, megjithëse koha për Shqipërinë nuk pret shumë./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *