Isli Hidi nuk shkon në Vlorë, ndryshon destinacion 180 gradë

Nuk do të jetë Kategoria Superiore në të ardhmen e Isli Hidit. Portieri veteran pritet ta vazhdojë karrierën në Superligën e Kosovës, aty ku trajneri Gugash Magani ka shfaqur interes ta afrojë te Trepça ’89, për të ndërtuar një skuadër pretendente për Europën në sezonin e ri.

Pas përfundimit të aventurës te Olimpiakos Nikozia në elitën e futbollit qipriot, Isli Hidi u kthye në Shqipëri, me mendimin për të mbyllur karrierën. Edhe pse në moshën 37-vjeçari, ish-portieri i Tiranës dhe ekipit Kombëtar, ishte i bindur që mund të kontribuonte sërish në Kategorinë Superiore.

Portieri dukej fare pranë firmës në Vlorë, aty ku shihej si pasardhës i të larguarit Nurkoviç. Hidi do të ofronte kualitet, siguri dhe eksperiencë për projektin e ri të Flamurtarit me trajnerin Daja, por pas negociatave të para pista u venit. Tashmë Kosova është një alternativë mjaft e mirë dhe Hidi pritet të bëhet emri i madh i radhës që do të transferohet në klubet e Superligës.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *