Spanja do 5 të ndeshet në pak ditë më Anglinë dhe nënkampionët e Botës Kroacinë, sfida këto të vlefshme për Ligën e Kombeve. Sigurisht që pritet me shumë interes debutimi i Luis Enrikes në krye të përfaqësueses. Numri një stolit, i cili sapo ka marrë detyrën ka nisur që të vendosë rregulla të forta, kryesisht për përdorimin telefonave “Duhet që të ketë disiplinë. Na ndodh që ne merremi më shumë me telefonat sesa bisedojmë më atë që kemi përballë”.
Mesfushori i Real Madrid, Isko, në konferencën për shtyp ka theksuar s kjo është diçka e mirë dhe duhet rregull. Po ashtu 26–vjeçari flet edhe për shumë tema të tjera, por kur e pyesin për faktin nëse është ai ylli i skuadrës tregohet mjaft modest: “Unë nuk ndihemi ylli i ekipit. Kemi lojtarë të mëdhenj dhe një staf të ri që ka ardhur ,me jnë vizion tjetër dhe premtues. Unë ndihem i rëndësishëm, por jo një yll, pasi kemi lojtarë me shumë kualitet”.
“Stoli i Entrikes? Ka një ide futbolli jo shumë të ndryshëm nga ai që kemi aplikuar. Kemi vetëm pak kohë që stërvitemi me të dhe duhet që të përshtatemi dhe pak. Mund të them se ndihemi mirë dhe të lumtur”.
“Ramos? Ne të gjithë e njohim Serxhon. Ai është lideri ynë. Jep më të mirën e tij dhe ndihmon të rinjtë që vijnë në skuadër. Është luks që e kemi në ekip, por një ekip nuk bëhet vetëm nga një lojtar.
“Largimi i Ronaldos nga Madridi? Kristiano është një lojtar i jashtëzakonshëm, por i tillë është futbolli”.