Ishte vetëm çështje kohe, Vllaznia zyrtarizon ndarjen e rrugës me lojtarin e rëndësishëm
Zyrtarizimi ishte vetëm çështje kohe, historia ishte e ditur. Da Silva nuk do të jetë më pjesë e Vllaznisë në të ardhmen. Një element shumë i rëndësishëm ky për shkodranët, pavarësisht disa luhatjeve të formës.
Në faqen zyrtare, klubi i Vllaznisë ka njoftuar për mbylljen e bashkëpunimit me Da Silvan. Tashmë pritet të shihet rruga që do të zgjedh sulmuesi për të ardhmen. /Elio Hajdari-Sport Ekspres/