Pasi fituan Champions League dhe kaluan një super sezon, Real Madridi “trembi” të gjithë Europën me transferimin e Mbappe. Të gjithë pyesnin: “Po tani çfarë do të bëhet me këtë skuadër? A do të thyhet më?”.
Të tjerë, më të pakët në numër, menduan se ardhja e Mbappe do të bënte që madrilenët të mos kishin më harmoni në grup dhe të merrnin më shumë rezultate negative. Si gjithmonë, pakica është fituese, e tregon historia, turma pak herë ka të drejtë.
Real Madridi po vuan shumë në këtë sezon, ndërsa gazetari spanjoll, Romain Molina, tregon se te Reali janë penduar. “Ata janë penduar që morën Mbappe, nuk ishte kjo që prisnin. Mbi të gjitha ishte teka e Perezit, e donte vetëm Perezi”, tha Molina. /Elio Hajdari-Sport Ekspres/