Giampaolo ka qenë një prej trajnerëve të shumtë që kanë drejtuar një ekip legjendar si Milani. Aventura e Giampaolos nuk nisi dhe përfundoi në mënyrën më të mirë të mundshme. Vetëm 7 ndeshje kishte në dispozicion 54-vjeçari nga të cilat mori 3 fitore dhe 4 humbje, më pas duhej të largohej.
Në një deklaratë të fundit, Giampaolo është shprehur: “E meritova një shans për ta udhëhequr skuadrën, por nuk duhej të kishte përfunduar ashtu. Është sikur nuk e kam drejtuar kurrë Milanin, ndoshta as që më mbajnë mend. Shtatë ndeshje janë një piknik. Nuk kisha kohë për asgjë. Kisha vetëm 13 lojtarë në organikë”, tha Giampaolo. /Elio Hajdari-Sport Ekspres/