“Ishte rezultat i drejtë“, Arapi i jep të drejtë VAR-it për anullimin e golit të tyre: Kur e sheh këtu duket pozicion jashtë loje

Ka përfunduar në barazim 0-0 përballja e sotme mes Teutës dhe Skënderbeut. Fati i takimit ka qenë në duar te VAR-it, teksa ka qenë teknologjia ajo që i mohoi fitoren kampionëve në fuqi të “Abissnet Superiores“.

Jazxhiu ka shkundur rrjetën në minutën e 92-të, duke ndezur festën në kampin e Teutës. Por ishte VAR-i ai që tha fjalën e fundit. Një pozicion jashtë loje bëri që arbitri të anullonte vendimin për gol, duke lënë në fuqi rezultatin 0-0. Pas përfundimit të ndeshjes, trajnerët kanë dhënë intervistat e tyre për “Gol pas Goli” në “Supersport”.

Arapi (Teuta): “Bëmë ndryshime, duke filluar që nga mbrojtja. Patëm pak vështirësi në momnetin kur Emiliano Vila u dëmtuar dhe doli jashtë. Por e morëm veten përsëri. Ishte një rezultat i drejtë, pavarësisht se ende nuk e kam parë golin e anulluar. Kur e sheh këtu patjetër që duket offside. Me këtë pamje që kemi këtu nuk mund të themi asgjë të saktë, sepse mund të luhet me vijën.”./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online