“Ishte qejf”! Tomas Tuheli i gëzohet kualifikimit: Treguam guxim, e merituam fitoren

Bajerni i Mynihut ka eliminuar Arsenalin nga Liga e Kampionëve në fazën çerekfinale të saj. Tomas Tuheli ka folur për “DAZN”-in pas ndeshjes, ku është shprehur se pjesa e parë ishte si një lojë shahu për të dy ekipet. Ai ka shtuar se Bajerni tregoi më tepër guxim dhe e meritoi fitoren.

“Progresi do të thotë shumë për mua. Ishte qejf. Pjesa e parë ishte si një lojë shahu. Kush do ta bëjë gabimin e parë, kush do ta bëjë lëvizjen e parë? Asnjëri nuk donte. Pjesa e dytë ishte më e mirë. Ne treguam guxim dhe e merituam fitoren në fund”, ka thënë Tomas Tuheli./Halit Delibashi-Sport Ekspres/