Ishte pranë zyrtarizimit te Juventusi, sulmuesi i Napolit mbetet jashtë futbollit deri në merkaton tjetër

Sulmuesi i Napolit,  Arkaduisz Milik është duke kërkuar për një ekip të ri në mënyrë që të largohet në janar. Polaku është lënë në hije nga skuadra e Napolit pasi nuk arriti të gjejë një klub përpara mbarimit të merkatos së verës. Për këtë arsye ai nuk u grumbullua as për Seria A dhe as për Europa League. Ndërkohë ëndrra e tij për të kaluar tek Juventusi nuk u arrit pas bardhezinjtë vendosën të blinin Moratën për të plotësuar qendrën e sulmit.

Gazetari i dedikuar për trasnferimet italiane, Gianluca Di Marzio ka thënë në një emision për radion “Punto Nuovo” se Milik do të transferohet me patjetër. “Unë e di shumë mirë që Milik është duke kërkuar një klub ku të trasnferohet dhe kështu Napoli do të fitojë disa para prej tij, çka në këtë kohë pandemie është një aspekt shumë i rëndësishëm”.- u shpreh Di Marzio. /Elio Hajdair-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *