Ishte pjesë e Tiranës më parë, Dinamo zyrtarizon afrimin më të ri: Firmosi me 18 herë kampionët

Dinamo ka zyrtarizuar afrimin më të ri në skuadër. Kryeqytetasit po bëjnë afrimet e tyre në merkaton e dimrit, për t’u rikthyer sërish në elitën e futbollit shqiptar. Këtë herë flitet për Realf Zhivanaj që së fundmi ka qenë pjesë e Tiranës.

“Mbrojtësi 24-vjeçar ka firmosur kontratën që e bën pjesë të 18 herë kampionëve në vazhdim. Ai vjen në skuadrën tonë pas eksperiencës me ekipin e Tiranës, ndërsa më herët ka luajtur edhe për Tërbunin dhe Kastriotin”, shkruhej në faqen zyrtare. /Elio Hajdari-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *