Ishte pjesë e gjykimit te Uells-Shqipëri, caktohet arbitri që do të drejtojë Vllaznia-AEL Limasol

Gjithçka është e qartë edhe sa i përket arbitrit që do të gjykojë ndeshjen mes Vllaznisë dhe AEL Limasol. Bëhet fjalë për irlandezin Robert Harvey, që përveç kampionatit në vendin e tij ka gjykuar edhe në Europë. Arbitri 32-vjeçar ishte edhe pjesë e ndeshjes së fundit miqësore që është zhvilluar mes Uellsit dhe Shqipërisë, e cila përfundoi në barazimin pa gola.

Në atë ndeshje Robert Harvey ishte gjyqtar i katërt, por në përballjen mes Vllaznisë dhe AEL Limasol do të jetë njeriu që do të ndajë drejtësinë. Që nga përballja e parë në Europë me Siroki Brijeg, shkodranët e kanë “pikë të dobët” edhe emrin e arbitrit që do t’i gjykojë pas një anshmërisë së rusit që nuk ia arriti me misionin e tij për të nxjerrë ekipin shqiptar nga gara që në turin e parë. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online