Armand Duka ka shkruar për ndarjen nga jeta të Enver Sulejmanit. Kreu i FSHF ka vlerësuar gjithë kontributin e rëndësishëm të Sulejmanit për futbollin në Maqedoninë e Veriut.
“I hidhëruar pa masë nga lajmi i ndarjes së papritur nga jeta të Enver Sulejmanit. Një mik i mirë, një personalitet i rëndësishëm i futbollit në Maqedoninë e Veriut, i cili ka dhënë një kontribut të madh veçanërisht në postin e Zv.Sekretarit të Përgjithshëm në Federatën e Futbollit të Maqedonisë së Veriut.
Enveri ishte një patriot i spikatur, që e donte shumë Shqipërinë e Kosovën dhe i gëzohej çdo suksesi në trojet shqiptare. Ai ia dedikoi gjithë jetën futbollit. I shpreh ngushëllimet më të ndjera familjes Sulejmani, të afërmve dhe miqve të tij. Kujtimi i tij do të mbetet i paharruar”, shkruan Duka. /Sport Ekspres/