Në elitën e futbollit të Kroacisë janë shtuar futbollistët me origjinë shqiptare. Tashmë flitet për zyrtarizimin e Valon Ahmedit.
Ky i fundit ka nënshkruar te Nk Zapresic, atje ku ka qenë më parë edhe mbrojtësi Prenga. Ahmedi ka qenë më herët te ekipi i Ironi Kiryat Shmona, atje ku e mbylli marrëveshjen dhe ishte lojtar i lirë.
Një transferim i gabuar rezultoi pasi kaloi nga Maribori, atje ku luajti edhe në Champions League. Gjithashtu Ahmedi ka luajtur edhe me Kombëtaren e Shqipërisë, megjithëse niveli jo i duhur i kampionatit ku luante, bën që ndeshja e fundit të jetë ajo fitore me rezultatin 2-3 ndaj Turqisë në kohën e Panuçit. /Sport Ekspres/