Vlerësim i madh për Enea Jorgjin, i besojnë Juventus-Leverkusen në “UEFA Youth League”

Shqipëria edhe pse një vend i vogël ka arritur të tregojë se ka patur ndikimin e saj jo të pakët ne arenën europiane të futbollit dhe më gjerë. Përmendim këtu lojtarë të tillë si Olayinka i cili në ndeshjen e fundit të Champions League shënoi përballë Inter, ish-lojtarin e Partizanit Ekuban, pa harruar dhe Amir Rrahmanin, si ndër produktet më të mira.

Këtë radhë protagonist për një arritje shumë të madhe do të jetë një arbitër, emri i të cilit nuk është i padëgjuar në futbollin shqiptar.  Ai është Enea Jorgji, që vlerësohet shumë nga tifozët, por edhe nga mediat si një nga arbitrat më të përgatitur për 90 minutat e një takimi, madje duke mbajtur edhe stemën e FIFA-s. Reputacioni i tij nuk mund të mos vihej re nga UEFA, duke i ofruar të gjykojë ndeshjen e të rinjve midis Juventus dhe Bayer Leverkusen e cila zhvillohet në të njëjtën ditë më eventin e “Champions League”.

Kjo do t’i jepte mundësinë gjyqtarit Jorgji që të njihet në arenën ndërkombëtare dhe pse jo në vitet e ardhshme të arbitrojë ndeshje shumë herë më të rëndësishme./Sport Ekspres/

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online