“Ishte një rënie logjike”, Starova tregon pikën e kthesës për korçarët: Dënimi solli shpërbërjen e Skënderbeut

Skënderbeu është rikthyer në Kategorinë e Parë, pavarësisht dëshirës së korçarëve për të qëndruar në elitë dhe lu.ftës së tyre deri në fund. Pas barazimit në minutën e fundit me Dinamon, skuadra nuk do të jetë më pjesë e Superiores. I ftuar në “Skaner” që transmetohet në “MCN TV”, Starova ka folur për shpërbërjen e Skënderbeut që nisi me dënimin.

“Të krahasosh Skënderbeun e madh me këtë tani, nuk shkon. Pas dënimit, filloi shpërbërja e Skënderbeut. Sezonin e kaluar bënë mrekullinë dhe ia dolën të mbijetojnë. Edhe këtë vit kishin të njëjtin objektiv. Bënë pak afrime në merkaton e janarit. Kanë bërë ndeshje të mira, por kanë vuajtur shumë dëmtimet. Vjet bënë mrekullinë, ndërsa këtë vit nuk ia dolën dot, duke parë edhe rivalët. Ishte një rënie logjikë”, tha Starova. /Elio Hajdari-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online