Ishte një nga pikat kyçe të suksesit të Leçes, media Italiane: Hakmarrja e Dërmakut, tani Serie A është e gjitha e tija

Kastriot Dërmaku do të provojë përsëri të luajë në elitën e futbollit italian sezonin e ardhshëm. Leçe siguroi ngjitjen në Serie A dhe mbrojtësi shqiptar ishte një nga pikat kyçe të këtij suksesi. Paraqitjet e tij kanë rënë në syrin e “Corriere dello Sport”, që i dedikon një artikull lojtarit të Kombëtares kuqezi. “Hakmarrja e Dërmakut, tani Serie A është e gjitha e tija”, është titulli me të cilin media italiane hap shkrimin e saj.

Ndërkohë me tej shkruan: “Në fund, gjithçka mblidhet dhe qëndrueshmëria shpërblehet edhe në futboll. Në fakt, në moshën 30-vjeçare, Kastriot Dermaku gjeti Serinë A që e kishte prekur dy herë në karrierë, fillimisht në Empoli, më pas në Parma, por ishte u detyrua të largohej për një sërë problemesh të bezdisshme fizike që në fund arriti t’i zhdukte”./Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *