“Igli Tare të vijë në Federatën Shqiptare të Futbollit? Pse jo?”! Armand Duka flet në Itali: Asllani të shkojë te Interi, por vetëm nëse nuk rri në stol

Armand Duka ka dhënë një intervistë në mediat italiane. Kreu i FSHF la gjithçka hapur sa i përket rikthimit të Igli Tares në një post të rëndësishëm të Federatës. Aktualisht figura e njohur e Kombëtares Shqiptare është drejtor sportiv te Lacio. “Një rikthim i Tares në Federatën e Futbollit? Pse jo, është një nga personazhet tanë më të rëndësishëm në botën e futbollit. Ka bërë shumë mirë te Lazio, këtu mund të jetë trajner apo menaxher, është një djalë i mirë që ka edhe përvojë”, tha Duka.

Ndërkohë sa i përket Asllanit, vlerësimet ishin më të mirat. “Është një lojtar i mirë, ka bërë mirë në pjesën e dytë të sezonit. Jam i sigurt se do të ketë një karrierë të mirë. Shpresojmë që të shkojë në Inter, por për këta lojtarë të rinj është më mirë të qëndrojnë atje ku janë dhe luajnë të gjitha ndeshjet e tyre për nëntëdhjetë minuta, në vend që të shkojnë në një ekip të madh dhe të mos luajnë. Kështu që edhe Asllani duhet të vlerësojë mirë nëse mund të luajë apo jo titullar te Interi. Të shkosh atje në stol nuk është mirë për askënd”, përfundoi Duka. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online