“Ishte një nga bashkëpunëtorët më të mirë”, Duka i shtrëngon dorën Rejës në konferencë: Faleminderit për gjithçka

Në ditën e sotme është prezantuar trajneri i ri i Shqipërisë. Sylvinho ka dalë para gazetarëve për të dhënë konferencën për shtyp dhe për t’iu përgjigjur pyetjeve të para si tekniku i kuqezinjëve. Braziliani do të marrë në këtë aventurë të re edhe Zabaletan si krahun e tij të djathtë. Fillimisht ishte presidenti Armand Duka që foli në konferencë:

“Sot jemi në këtë komunikim për të mbyllur një cikël të Rejës dhe për të filluar një staf të ri të Kombëtares, me objektiva të qarta. Do doja ta falenderoja Rejën dhe stafin e tij për kontributin që ka dhënë për Shqipërinë, për rezultatet e tij. Në këto 3 vite e gjysmë, Reja ka zhvilluar 30 ndeshje dhe ka bilanc të barabartë mes humbjeve dhe fitoreve. Reja ka ulur moshën e lojtarëve, ka afruar shumë të rinj. Reja ka qenë një nga bashkëpunëtorët më të mirë nga pikëpamja humane”, tha Duka. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online