“E gjeta këtë Kombëtare pa krye dhe fund”! Reja largohet mes emocioneve nga Shqipëri: Po iki, po lë mbrapa një pjesë të zemrës sime

Në ditën e sotme është prezantuar trajneri i ri i Shqipërisë. Sylvinho ka dalë para gazetarëve për të dhënë konferencën për shtyp dhe për t’iu përgjigjur pyetjeve të para si tekniku i kuqezinjëve. Braziliani do të marrë në këtë aventurë të re edhe Zabaletan si krahun e tij të djathtë. Fillimisht ishte trajneri Reja që foli për t’i lënë stafetën Sylvinhos.

“Jam shumë i emocionuar tani, por çdo rrugëtim ka një fund. Kemi parë rreth 40 lojtarë, kemi marrë rezultate të mira. Për një pikë mund të kalonim në eliminoret e Botërorit. Erdha dhe gjeta një ekip që nuk kishte as krye dhe as fund. Kam bërë gjithçka vetëm për Kombëtaren. Po largohem, po lë mbrapa një pjesë të zemrës sime. Dua të falënderoj Dukën që më dha këtë mundësi”, tha Reja. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online