“Ishte një ndeshje që doja pafund ta fitoja”, Harizaj flet pas fitores kundër Dinamos: Një hakmarrje e vogël për mua

Apolonia befasoi Dinamon në fundjavë, duke e mposhtur me rezultatin 2-3. Në një intervistë për emisionin “Sport Magazine”, të moderuar nga Drilon Xhepollari dhe të transmetuar në “Ora News”, Romeo Harizaj ka treguar ndjesitë që i jep kjo fitore. Portieri i fierakëve shprehet se ishte një hakmarrje e vogël për të, duke qenë se një vit më parë ishte pjesë e Dinamos në Superiore, ku një dëmtimet i prenë hovin dhe i hoqën mundësinë të bënte një hap edhe më cilësor në karrierë.

“Jemi shumë të lumtur nga kjo fitore, pavarësisht se nuk e kishim menduar. Besimin e kishim të pakët që mund të merrnim tre pikët, por besoj se kjo fitore na i ka bërë gjërat më të thjeshta për të menduar për ndeshjet në vazhdim, sepse ishte një fitore jashtë stadiumit tonë dhe një ndeshje shumë-shumë e vështirë. Mendoj që pavarësisht të gjithave, respekti mbetet për ekipin e Dinamos, për të gjithë stafin atje. Ishte si një ndeshje që e doja shumë pafund ta fitoja, pavarësisht gjithçkaje që shkoi vjet. Pësova një dëmtim, nuk mora minutat e duhura. Ishte si një hakmarrje e vogël.

Ëndrra ime në sirtar? Ëndrra për të luajtur në ndonjë nga pesë ligat më të forta të Europë. Kudo që të jetë, mjafton të jetë një nga 5 ligat më të forta të Europës. Është një ëndërr për të gjithë. Edhe të luaj në një kompeticion ndërkombëtar me ekipin kombëtar”, ka deklaruar Romeo Harizaj./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online