26 minuta lojë Skukën kundër ekipit të vendit të parë, sulmuesi shqiptar pati mundësinë të shënonte golin e fitores

Metz-i ka barazuar me rezultatin 1-1 kundër Havre-s mbrëmjen e sotme. Vendasit kaluan në avantazh në minutën e 20 me anë të Mazizit, ndërsa Havre ktheu sërish baraspeshën në pjesën e dytë, kur në minutën e 46 Richardson-i e dërgon topin në rrjetë.

Trajneri i Metz-it vendosi të t’i japë hapësirë më tepër se zakonsht Xhuliano Skukës. Ky i fundit është aktivizuar në minutën e 68 dhe zhvillon në tërësi 26 minuta lojë. Sulmuesi shqiptar pati mundësinë të shënonte golin e fitores në minutën e 78, por goditja e tij me kokë përfundon pranë shtyllës. Metz-i merr një barazim të vlefshëm kundër ekipit të vendit të parë në Ligue 2, ku tashmë renditen në vendin e katërt dhe janë në garë për ngjitjen në elitë./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online