De Ligti e shpëtoi nga goli, portieri i Bajernit i mban fjalën dhe sjell kamionin me 700 kile çokollata zvicerane në Mynih

“Do i vendos një kampion plot me çokollata zvicerane para derës”, kjo ishte deklarata e Jan Zomerit për De Ligtin pas ndeshjes kundër PSG-së në Ligën e Kampionëve. Mbrojtësi hollandez hoqi një top në vijën fatale dhe e shpëtoi gardianin e Bajernit nga pësimi i golit, për të cilin do të mbante peshën e fajit pas gabimit të bërë në zonë.

Portieri zviceran e mban fjalën e tij, teksa një kamion me 700 kilogramë çokollata zvicerane ka mbërritur në Mynih. Megjithatë, kamioni nuk ka përfunduar në derën e shtëpisë së De Ligtit. Jo për shkak të Zomerit, por për arsye se klubi bavarez nuk ka pranuar që një sasi e tillë çokollatash të përfundojë për konsumim të një lojtari të tyre. Prandaj, çokollatat e gjenduara në kamion kanë shkuar për kuzhinat që shërbejnë ushqim falas për njerëzit në nevojë në qytetin e Mynihut./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online