“Ishte një incident në punë, na janë shpuar 3 gomat”! Trajneri i Kukësit koment humbjen me Tiranën dhe ka polemika për golin e katërt: Nisi nga një faull, kafshën nga njeriu e ndan…

Pak minuta më parë janë mbyllur dy takimet e Superiores. Tirana arriti që të fitonte pastër ndaj Kukësit në shifrat 4-1, ndërsa nga ana tjetër Egnatia ka befasuar Partizanin duke ia dalë me rezultatin 3-0. Më poshtë gjeni intervistat e trajnerëve për “Oversport”:

Dobi: “Kartoni i kuq dhe goli i dytë na kthyen ndeshjen. Kur humb ndeshjen 4-1 nuk ke shumë për të komentuar. Fajtori më i madh jam unë. Unë si trajner marr përgjegjësinë e kësaj ndeshje që mund ta quaj si një incident në punë. Më vjen keq që e pësuam në goditjet standarte. Kam pretendime te goli i katërt i Tiranës, penalltia nis nga një faull që i bëhet lojtarit tonë. Duhet të tregojmë se kafshët nga njeriu i ndan ndërgjegja. Duhet të jemi të kujdesshëm se ne po bëjmë punën tonë. Nëse nuk ishte faull aty te nisja e aksionit tonë para penalltisë, unë nuk e di”. Megjithatë në humbje të tilla nuk ka shumë fjalë të mençura. Jemi ende në autostrad, por tani na janë shpuar 3 goma të makinës, duhet t’i rikuperojmë ato që të vazhdojmë para”.

Kolela: “Kjo humbje na bën mirë. Kemi marrë shumë komplimente në këto ditë që: “Bravo Partizani”. Dhe për mua që më vinin përgëzimet që thonin: “Bravo trajneri”, por sot shihet që nuk jemi fare për bravo. Sot ishte një humbje shumë e shëmtuar dhe përgjegjësinë e kam unë. Egnatia është ekip i mirë, por sot me mënyrën sesi kemi luajtur, nuk kam se çfarë të komentoj. Kur luan ndeshje të tilla nuk ka alibi, nuk kanë lidhje mungesat apo vendimet e arbitrit. Në ndeshje të tilla duhet të mbyllësh gojën dhe të ikësh në shtëpi”.

Shehi: “E lashë unë penalltinë te Limaj dhe jo te Xhixha. Ka qenë dëmtuar dhe doja të tregoja se është lojtar i rëndësishëm për ne. Pastaj pashë se personi që ishte gëzuar më shumë se shënoi Limaj nga penalltia ishte Xhixha. Ky lojtar është shumë zemërgjerë dhe i komplimentoi të dy. Jam shumë i lumtur për faktin se ka shënuar Patrik dhe Hasani, janë zhbllokuar të gjithë lojtarët”.

Duro: “Kemi mundur Kukësin dhe Partizanin. Janë dy ekipe që janë investuar shumë, sidomos te Partizani që ishte edhe në vendin e parë. U kënaqa shumë pasi ekipi mu përgjigj në të gjitha aspektet. Dihen objektivat e Egnatias. Nuk kam ardhur për të luftuar për mbijetesë, se ndryshe nuk do të vija fare. Jam marrë shumë me Hotin dhe Skukën, i eliminuam. Atanda me Malotën e kanë mbyllur shumë mirë sot, ndërsa Hotin e mbylli Mëllugja. Ne kishim tre mugnesa shumë të rëndësishme, se po flisnit për mungesat e Partizanit. Ishim pa Xhekson, De Large, e kuptoni se çfarë mungesash janë këto? Kishim pak pasiguri në fillim, pastaj nuk mbaj mend ndonjë rast të Partizanit, vetëm në fund fare kur rezultati ishte 3-0. Në të gjitha ekipet që kam drejtuar, bilanci im me Partizanin është 90 me 10”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online