“Sport Ekspres” arrin të sigurojë një intervistë të rrallë që tregon qartësisht për sulmuesin e ri që po i vjen Shqipërisë, Florian Kamberin. E kush më mirë se trajnerët që kanë punuar me të mund ta njohin dhe të flasin për cilësitë e tij. Kamberi e ka nisur karrierën e tij fillimisht në Zvicër, për të luajtur më pas në Gjermani dhe për të mbërritur më vonë në elitën e futbollit skocez, ku mban veshur edhe fanellën e një klubi legjendar si Rangers. Kjo ka sjellë edhe lotë në sytë e babait të tij nga gëzimi i mash dhe krenaria për vlerësimin e karrierës së djalit të tij.
Një sulmues që gjithnjë di t’i hapë probleme mbrojtjes kundërshtare dhe e njeh mirë portën se ku ndodhet. Mark Fotheringham ka dhënë një rrëfim të gjatë dhe interesant për Florian Kamberin. Të dy kanë qenë pjesë e Kaisersruher në sezonin 2016/17, me Fotheringham në rolin e ndihmës trajnerit, ndërsa futbollisti shqiptar ishte i huazuar në klubin gjerman. Trajneri skocez ka qenë edhe personi që ka ndihmuar në kalimin e Kamberit në Skoci, ndërsa tregon gjithçka për prurjen më të re të Kombëtares shqiptare me “The Athletic”, duke nisur motivimin për t’u rikthyer sërish në nivelin më të lartë e deri te histori që përcaktojnë edhe karakterin e Kamberit.
(Ndalohet që ky material të kopjohet pa autorizimin e “Sport Ekspres”)
“Pata një debat me të në verë kur u ktheva nga Ingolstadt. I thashë ‘Ku është djali im?’ Ai m’u përgjigj ‘Çfarë kërkon të thuash?’ dhe unë i thashë që ky nuk ishte djali që unë solla në Skoci”, rikujton Mark Fotheringham kur karriera e Kamberit ishte në rënie.
Dua të rikthehet sërish ai djalë. Ti po shëtit te Hibernian, me ekipin që shkon sërish përpara. Ti një lojtar që lëviz, ti je një djalë që lidh, ti je një djalë që bën xhunglime, roveshatë, je një djalë që i fut njerëzit në lojë, shkon një për një në zona të gjera, shmangesh, gjuan, shtyn ekipin përpara. Ky është djali im. Ku është ai? Njeriu që unë njoh punon si një bishë dhe i jep mbrojtjes së majtë së Kaiserslautern një ngërç përpara 45000 personave sepse i lë pas shpesh. Ky është Floriani që njoh unë.
Është një djalë që më bën mua vërtet të interesohem për të, e kam si vëlla. Kam një lidhje të fortë me të dhe jam krenar për ato gjërat që është duke bërë. Gjatë gjithë karrierës sime, që kur e nisa te Celtic, kam krijuar një lidhje të veçantë me shumë lojtarë. Gjithmonë i thoja këto fjalë edhe për Fernando Torresin. Kur e pashë për herë të parë Kamberin, mendova menjëherë: “Ky është për “Premier League”. Këtu isha duke folur për “Premier League-n” në Angli. Kur jeni duke punuar ditë pas dite, me lojtarët, ju shihni aftësinë dhe vendosmërinë që ai duhet të ketë sukses. Ndonjëherë kjo mund të shkaktojë xhelozi me lojtarët e tjerë nëse ata nuk kanë të njëjtin qëndrim, por Kamberi ka diçka në kokën e tij që ai beson se ai i përket klubeve më të mëdha në Evropë. Askush nuk duhet t’i dalë përpara.
Në skuadër ishte një lojtar grek që e ndiente sikur Kamberi po e nxirre jashtë skuadrës dhe djali bënte shumë zhurmë dhe ishte shumë negativ. Kështu i thashë Kamberit: “Shko e përballu me të”. Ndoshta e shihni Kamberin si një djal të pastër, me atë buzëqeshjen e bukur, por ka gjak shqiptari të Kosovës dhe kur situata bëhet e vështirë, të kthehet në një luftëtar. Nuk e kanë ngacmuar ndonjëherë që prej atëherë.
Në sezonin 2016-2017 Kamberi provoi edhe një eksperiencë te Kaiserslautern, ndërsa në derbin me Shtutgart kur ka luajtur ishin të pranishëm 60.000 tifozë: “Nëse t’i je një mbrojtës dhe duhet të markosh Kamberin, këmbët e tua fillojnë dhe ta ndiejnë këtë. Kthehet atëherë kur nuk e pret dhe për të bërë gjithçka di. Dua ta shoh në fushë me atë zjarrin e madh që ka dhe do e bëj si një lojtar i Rangersit që është. Ne gjithmonë flisnim për nivelin e tij dhe na thoshte: “Mund të rritem edhe më shumë, nuk kam përfunduar akoma”. Nëse do të jetë në kompaninë e duhur të menaxhimit dhe do të ketë të njëjtat kualitete si në Gjermani, do të jetë i suksesshëm në të gjitha skuadrat. Unë e di se është një talent dhe do një vend ku të përparojë. Ato që bëri me Rangersin në fundjavë, goli dhe asist, nuk është asgjë më shumë sesa bëri te Kaiserslautern”. /Sport Ekspres/